TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventusi mori një fitore shumë të vlefshme në ditën e djeshme ndaj Sampdorias në transfertë, teksa i mposhti dorianët me rezultatin 1-2.
Një trepikësh i cili i lejon bardhezinjtë ta mbyllin kampionatin në vend të parë për këtë vit.
Ndeshja u vulos nga dy supergola të lojtarëve bardhezinj. Fillimisht, hapi serinë Paulo Dibala me një goditje fluturimthi.
Ndërsa, më pas ishte radha e Kristiano Ronaldos. Portugezi shënoi me kokë duke kryer një kërcim spektakolar me kokë, i cili shtangu të pranishmit në stadium.
Pas sfidës, tekniku Mauricio Sarri u mundua të shpjegonte se çfarë kishte menduar pas atyre dy perlave nga yjet e tij.
Por, trajneri toskan nuk mundi të artikulonte pa përdorur edhe një fjalë e cila në konferencën për shtyp u censurua dhe shkaktoi të qeshura mes të pranishmëve. Gjithsesi, për Sarrin ishte e vetmja mënyrë të shpjegonte mendimin e tij mbi golat e Dibalës dhe Ronaldos.