TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja në fshatin Mborje të Korçës, ku një 45-vjeçar u gjet i pajetë pranë lokalit të tij.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka dyshime se Flamur Duci është vrarë. Nga këqyrja e parë në vendin e ngjarjes viktimës i është gjetur një plagë në një pjesë të trupit, që dyshohet se jetë shkaktuar nga një mjet prerës.
‘BalkanWeb’ raporton se viktima ka djegie në pjesën e sipërme të trupit çka dyshohet se autorët janë munduar t’i vënë zjarrin.
Grupi hetimor i çështjes raporton se viktimës i është zënë pritë rreth 6:30 para lokalit të tij.
Kanë qenë banorët e fshatit ata që kanë parë trupin e pajetë të Ducit, ndërsa më pas kanë sinjalizuar policinë.
Viktima nuk rezulton të jetë person me precedentë panele, ndërsa nga banorët e zonës njihej si njeri i qetë dhe pa probleme. Policia po heton në lidhje me identifikimin e autorëve të ngjarjes.