AKTUALITET, 18 Dhjetor 2019, 23:21

Reali dominon ndaj Barcelonës, por “El Clasico” mbyllet në barazim

Reali dominon ndaj Barcelonës, por “El Clasico” mbyllet në

“El Clasico” mbyllet si rrallëherë me një barazim pa gola (0-0), që sheh Barcelonën dhe Realin të vazhdojnë të ndajnë vendin e parë në renditjen e La Liga. Por dueli i sotëm në “Kamp Nou” ka qenë një sfidë që ka konfirmuar se ekipi i Zidan ka filluar të bëjë ndryshime të mëdha, pasi ka dominuar në një fushë e cila për të ka qenë shpesh një tabu.

Reali bëri një pjesë të parë spektakolare, duke detyruar Ter Shtegen të bënte pritje të njëpasnjëshme për të shpëtuar katërkëndorin e tij nga goditjet e lojtarëve madrilene me Bejl që dukej me i frymëzuar se zakonisht e që krijonte panik sa herë kishte topin në këmbë. Barcelona u mundua që të reagonte në pjesën e dytë, për të zhvendosur trysninë në portën tjetër, por Kurtua pjesën më të madhe të ndeshjes e kaloi si spektator, i mbuluar mirë nga prapavija e kujdesshme e skuadrës madrilene.

Në fund, barazimi 0-0 dukej i çuditshëm për atë që prodhuan dy skuadrat në fushën e lojës, ndërsa lë të dy ekipet në kuotën e 36 pikëve, me golavarazhin e përgjithshëm i cili për momentin u buzëqesh katalanasve duke i mbajtur në kreun e renditjes.