BOTA, 3 Gusht 2018, 22:06

Video/ Dalin pamjet pas krimit makabër, tri vajzat masakruan babain biznesmen

Pas vrasjes së bosit të mafies ruse, nga tre vajzat e tij, kanë dalë edhe pamjet . Në këtë video, shihet njëra prej vajzave, e cila shfaqet e tmerruar, pasi së bashku me dy motrat e saj ato kishin goditur për vdekje 30 herë me thikë. Një rast penal ky që ka tronditur dhe ndarë Rusinë në dy kahe, ata që dënojnë veprën e vajzave dhe ata që i mbështesin, pasi ato prej vitesh abuzoheshin seksualisht dhe psikologjiskëshit nga i ati. “Hetuesit po studiojnë pamjet e kamerave të sigurisë nga zonat publike brenda bllokut të apartamenteve ku motrat vranë babain e tyre”,  shkruhej në postimin në Tëitter, të bërë nga komisioni hetimor. Maria, Kristina dhe Angelina Khachaturyan, të moshës 17-19 vjeç, aktualisht janë arrestuar në Moskë, megjithëse mediat kanë raportuar se nuk e mohojnë vrasjen e 57 vjetorit të babait Mikhail më 27 korrik. Sipas hetimeve të mëparshme, të treja dyshohet se e sulmuan atë ndërsa ishte në gjumë brenda banesës së tij në Moskë. Hetuesit besojnë se njëra u përpoq ta mbajë atë, tjetra i mbuloi fytyrën, ndërsa Maria e goditi me thikë në mënyrë të përsëritur. Seancat paraprake, ku do të dalin më shumë detaje, janë planifikuar për ditët në vijim të këtij muaji.    
Следственный комитет @sledcom_rf

Московские следователи изучают видео с камер наблюдения, установленных в подъезде дома, в котором три сестры убили своего отца