AKTUALITET, 11 Qershor 2019, 21:47

VIDEO/ Clinton del në rrugët e Prishtinës, e mbulojnë me puthje

VIDEO/ Clinton del në rrugët e Prishtinës, e mbulojnë me
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton po qëndron këtë mbrëmje në Prishtinë. Ai ka dalë në këmbë në rrugët e qytetit të Kosovës ku është pritur me përqafime nga qytetarët. Clinton mbërriti mëngjesin e sotëm në Prishtinë së bashku me ish-sekretaren amerikane Madeleine Albright të ftuar në 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s. Sekretari i Clintonit, Angel Urena ka publikuar edhe një video në të cilën dëshmohet edhe një herë dashuria e madhe ndaj Clintonit dhe Shteteve të Bashkuar nga qytetarët e Kosovës.