AKTUALITET, 11 Qershor 2019, 18:15

DOKUMENTI/ Maxhoranca nuk njeh anulimin e zgjedhjeve, por dekreti i Metës hyn zyrtarisht në fuqi

Por ky vendim i marrë nga kreu i shtetit u konsiderua si ia pavlefshëm nga ana e socialistëve të cilët iniciuan edhe mbajtjen e një mocioni me debat për të filluar procedurat për shkarkimin e Metës.

Krahas kësaj, e gjithë selia rozë doli ne në ekranet dhe mediat kryesore të vendit duke argumentuar se akti i marrë nga Meta është një vendim i pavlefshëm. Por sa qëndron argumenti i tyre?

Në fletoren zyrtare të ditës së sotme është zbardhur dekreti i Presidentit. Ky institucion, Qendra për Botimet Zyrtare, është organi i cili i jep fuqi ligjore çdo akti të ndërmarrë nga institucionet, që nga udhëzimet e ministrave, vendimet e qeverisë, projektligje, dekrete të presidentit etj. Kësisoj, nga sot, 30 qershori nuk mund të quhet si dita e zgjedhjeve.