TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mjekja dermatologe Monika Fida ka denoncuar live në rrjetet sociale një akt të paprecedentë në oborrin e QSUT-së, ku mjekët nuk lejohen të parkojnë makinat e tyre pasi koncensionari i parkimeve ka bllokuar vendet për ta.
Teksa ndodhej në ambientet e QSUT-së për konsulta dhe për të dhënë mësim për studentët, mjekja është gjobitur nga policia ndonëse automjeti kishte leje parkimi në ambientet e QSUT-së.
Mjekja Fida ka vënë në dukje se përveç kushteve të vështira në spitale, mjekët duhet të paguajnë dhe gjobat për parkim nga keqmenaxhimi i QSUT-së.
“Ne që ofrojmë shërbimin, bluzat e bardha që deri dje ishim heronjtë, nuk mundemi që të parkojmë këtu. QSUT nuk ka vende për mjekët dhe nuk ka vende për të ofruar shërbim”, tha mjekja Fida, e cila ka publikuar edhe një mesazh drejtuar n/drejtorit të QSUT-së ku i kërkon trajtim njerëzor të koncesionarit dhe policisë ndaj mjekëve.
[video width="576" height="576" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/09/vi.mp4"][/video]