AKTUALITET, 28 Shtator 2020, 11:11

Tre raste të reja me koronavirus në Gjirokastër

Tre raste të reja me koronavirus në Gjirokastër


Tre raste të reja janë konfirmuar pozitive me koronavirus në Gjirokastër.

Abc News raporton se tre rastet e reja janë një nxënës në shkollën “Koto Hoxhi”, një punonjëse fasonerie e cila është mbyllur si dhe një efektiv policie në DVP Gjirokastër.

Gjirokastra numëron 75 raste aktive me Covid-19 që prej fillimit të pandemisë.

Ditën e djeshme në të gjithë vendin u regjistruan 106 raste të reja ndërsa dy pacientë të infektuar humbën jetën.