AKTUALITET, 28 Shtator 2020, 14:42

E shtruar në Infektiv prej disa ditësh, Silva Bino tregon gjendjen e saj

E shtruar në Infektiv prej disa ditësh, Silva Bino tregon gjendjen e

Shefja e Shërbimit Epidemiologjik në ISHP, Silva Bino, një nga zërat që prej muajsh kemi dëgjuar të flasë shpesh për pandeminë, është shtruar prej disa ditësh në Spitalin Infektiv, ose COVID1 pasi është prekur nga koronavirusi.

“Jam shumë mirë. Jam me Covid po jam mirë”, tha Bino për "BalkanWeb”.

Kujtojmë se po sot për gjendjen e zonjës Bino, e cila është pjesë e komitetit të ekspertëve reagoi dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila tha se ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohet nga kolegët e saj.