TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Artan Shkëmbi është pezulluar nga detyra e Drejtorit në Drejtorinë Qendrore, në departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Artan Shkëmbi ishte kreu i Operacionit Forca e Ligjit.
Burime për “Panorama” bëjnë të ditur se urdhri për pezullimin e tij nga detyra mban firmën e drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliu.
Pak muaj më parë, Artan Shkëmbi kaloi me sukses procesin e Vettingut në polici duke qenë i pastër në të tri kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe anës profesionale.