AKTUALITET, 28 Shtator 2020, 14:04

Silva Bino pozitive me koronavirus/ Reagon ministrja Manastirliu dhe tregon gjendjen e saj

Silva Bino pozitive me koronavirus/ Reagon ministrja Manastirliu dhe tregon


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu reagon pas infektimit me kronavirus të shefes së Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, duke i uruar shërim të shpejtë.

Manastirliu bën me dije se zonja Bino është e shtruar në Spitalin infektiv dhe aktualisht sipas saj, gjendje paraqitet e stabilizuar.

“I uroj shërim të shpejtë prof. Silva Binos, që po trajtohet me kujdes e profesionalizëm nga kolegët e saj në Spitalin Infektiv.

Mjekët konfirmojnë se gjendja e saj është e stabilizuar. Të presim të na bashkohesh sa më parë dr. Forca”, shkruan Manastirliu.