LIFESTYLE, 24 Qershor 2020, 22:48

VIDEO/ Befason Beti Njuma, shkon në studio me këmbën me allçi dhe paterica

VIDEO/ Befason Beti Njuma, shkon në studio me këmbën me


Gazetarja e njohur Beti Njuma, ka habitur publikun mbrëmjen e sotme pasi është shfaqur në studion e lajmeve me këmbën në allçi dhe me paterica.

Pak ditë më parë, teksa zhvillonte ngjitje në majat e larta të maleve të Shqipërisë, një pasion ky i saj, gazetarja lëndoi këmbën.

Megjithatë kjo gjë nuk e ka penguar Njumën që të qendrojë në krye të detyrës dhe është shfaqur duke dhënë lajmet.

Siç shihet edhe në videon e publikuar, Beti Njuma shfaqet me patericë, duke u futur në studio pa ndihmën e askujt.

[video width="564" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/06/videoplayback.mp4"][/video]