LIFESTYLE, 24 Qershor 2020, 12:02

Ledri Vula flet për herë të parë pas lajmit për shtatzëninë e Sarës: Mezi e pres, është ndjenjë e bukur

Ledri Vula flet për herë të parë pas lajmit për


Ledri Vula tregoi dëshirën për tu bërë baba ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Nin”. Ai u shpreh se mezi po pret që të marrë në krahë fëmijën e tij pasi të gjithë shokët e këngëtarit janë bërë prindër, duke përmendur dhe reperin McKresha i cili tashmë është babai i një vajze.

Ledri tha se dëshiron të provojë ndjesinë e të bërit baba dhe kur të shkojë në shtëpi të relaksohet me fëmijën e tij.

Si të jetë e shkruar. Unë me qejfin ma të madh e pres. Krejt shokët e mi janë bo prindër. Kur i shoh, që pa marrë parasysh çfarë problemesh kanë, çfarë stresi kanë kur kthehen te fëmijët e tyre marrin atë dashuri, atë ndjenjë dhe asgjë tjetër s’ju intereson në botë kur shohin fëmijën edhe unë dua me e pas atë ndjenjë!”– tha këngëtari.

Ndërkohë pak ditë më parë është bërë publike lajmi se Sara, është në muajt e parë të shtatzënisë dhe se pas pak kohësh do të sjellë në jetë një vajze. Spekulimet u shtuan dhe më shumë pasi Sara postoi një foto me miqtë e saj në Prishtinë ku duket disi barku i saj i fryrë.

Në fakt Ledri prej kohësh kishte shprehur dëshirën për t’u bërë baba dhe tani që bëri publike lidhjen me Sarën mund të jetë momenti i duhur për ta bërë realitet.