“Kam një histori shumë interesante. Në një koncert në një palestër sportive ku ishin rreth 3 mijë njerëz kanë dalë shumë fëmijë për të më përqafuar dhe njëra me përqafoi dhe më shkuli flokët. Unë e pyeta pse po mi shkul flokët dhe vajza u shpreh se më ka thënë mami që ti mban paruke, nuk i ka flokët e veta prandaj provoje nëse është e vërtetë apo jo”, ka treguar këngëtarja.
Këngëtarja njihet edhe për linjat e trupore, aq sa duket sikur koha ka ndaluar për të. Madje ajo në këtë emision deklaroi se nuk bërë operacione plastike.