LIFESTYLE, 22 Qershor 2020, 22:08

Dedikimi i radhës për Kiara Titon? Butrint Imeri publikon videon: Me mujt me kthy kohën…

Dedikimi i radhës për Kiara Titon? Butrint Imeri publikon videon: Me

Këngëtari Butrint Imeri ka hedhur një video të re në Instagram duke treguar se do të vijë së shpejti me një projekt të ri muzikor. Kënga do të mbajë titullin “Si përpara” ndërsa nga teksti kuptohet se flitet për një histori dashurie të mëparshme. “Me mujt me kthy kohën ‘Si përpara’ shihemi të premten, 26.06, ora 14:00”, ka shkruar Imeri krah videos ku shfaqet duke kënduar një pjesë të këngës anash një pishine. Teksti ka ngjallur dyshime nëse ky është dedikimi i radhës për Kiara Titon. Të dy janë përfolur për një lidhje dashurie, ndonëse nuk folën asnjëherë publikisht. Butrinti e bëri pjesë në një prej klipeve të tij muzikore ku i këndonte tekstin: “Moj mace e zezë, je shumë e pabesë”. U tha se ishte dedikim për Kiarën por mbeti gjithmonë një míster.
 
View this post on Instagram
 

Me mujt me kthy kohen "Si perpara".. Shihemi te Premten (26.06), ora 14:00 ??

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official) on