TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Santiago Bernabeu” ka kapitulluar në duart e Barcelonës. Pas fitores së katër ditëve më parë në Kupën e Mbretit, kampionët në fuqi të La Ligës festojnë sërish në shtëpinë e rivalëve të përjetshëm të Real Madridit. Takimi u mbyll me rezultatin minimal 1 – 0, me autor kroatin Ivan Rakitiç.
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/03/05.mp4"][/video]
Reali ishte ekipi më kërkues, por Barcelona tregoi përsëri se këtë sezon di si të fitojë edhe pa dominuar. Goli i Rakitiç në të 26-ën mjaftoi për t’i dhënë tri pikët katalanasve.
Ndeshjes nuk i mungoi tensioni. Ramos godet me duar Mesin në fundin e pjesës së parë, ndërsa në të dytën Suarez kapet me Reguilon. Përveç Rakitiç, protagonist i takimit ishte dhe portieri Ter Shtegen, i cili vazhdon të bëj pritje fenomenale ndeshje pas ndeshje.
Real Madrid 0 – 1 Barcelona
Shënues: Rakitiç 26′