LIFESTYLE, 14 Shtator 2020, 10:06

VIDEO/ Babai ia merr këngëve shkodrane, Abazoviç: Kujtim i bukur!

VIDEO/ Babai ia merr këngëve shkodrane, Abazoviç: Kujtim i

Politikani shqiptar, i cili është edhe lider i partisë “Bardhë e Zi” në Mal të Zi, Dritan Abazoviç, para disa muajsh ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku tregohet babai i tij teksa këndon muzikë shkodrane. Video është bërë më 4 mars të vitit 1989, vit i cili shënon edhe fundin e epokës së Jugosllavisë. Ndërkohë Abazoviç krahas videos ka shkuar se ky është një kujtim i bukur i atyre kohërave. Sipas asaj që kanë raportuar mediat babai i politikanit Big Joe, është bërë shkak që djali i tij të formojë qeverinë e re në Mal të Zi. “Bohemistët ulqinakë dhe babai im Big Joe. Një kujtim i bukur i disa kohërave të arta”, shkruan Abazoviç krahas videos.