LIFESTYLE, 12 Shtator 2020, 20:57

Vrau veten apo e eliminuan? Ish-kryehetuesi: Mehmet Shehu ishte person shumë i rreptë, e pamundur të vetëvritej!

Vrau veten apo e eliminuan? Ish-kryehetuesi: Mehmet Shehu ishte person

Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme në komunizëm, Qemal Lame ka folur lidhur me vetëvrasjen e ish-ministrit të Brendshëm, Mehmet Shehu.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, Lame e përshkruan atë si një njeri të rreptë, i cili ka vrarë dhjetëra persona duke argumentuar se nisur nga këto të dhëna, Shehu ka pasur të pamundur vetëvrasjen.

“Mendimi im i plotë që kur e kam dëgjuar, është se ai është vrarë. Vetëvrasja e tij është një legjendë, unë do të shprehim për këtë edhe më gjerë së shpejti do të dalë një botim tjetër.

Është një botim, analizë politike, juridike në profesionin tim. Dhe edhe një herë e theksoj që jap mendimin se Mehmet Shehu është vrarë nuk është vetëvrarë.

Ai ishte person shumë i rreptë, ka vrarë shumë të tjerë me dhjetra të tjerë, por të arrinte të vriste veten është e pamundur,”-u shpreh Lame.

Mehmet Shehu u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit me pistoletë në dorë. Pavarësisht se ekzpertiza e kohës e cilësoi si vetëvrasje, gjithmonë ka pasur dyshime se Shehu u vra.