TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vesa Luma dhe Big Basta janë padyshim një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar.
Dyshja është larguar prej kohësh nga Shqipëria për t’u zhvendosur në Zelandën e Re.
Ata kurorëzuan dashurinë e tyre pesë vite më parë, ndërkohë që ditën e djeshme ata festuan përvjetorin e martesës.
Këngëtarja ka ndarë disa imazhe në rrjete sociale nga ceremonia e martesës, ndërsa ka bërë edhe një dedikim të ëmbël për partnerin.
“Djali i ëndrrave të mia, fustani i ëndrrave, kështjella e ëndrrave. Familja dhe miqtë e zemrës në një ditë 12.09.2015”, shkruan Vesa krahas fotos ku shfaqët me Big Bastën në altar.
Çifti janë prindër të një djali që e kanë pagëzuar me emrin Lian. Ata janë shumë aktivë në rrjete sociale, ku shpesh ndajnë momente së bashku me të birin në rrjete sociale.
Përsa i përket muzikës, dyshja ka sjellë një sërë duetesh si “BOOM” dhe “Nuk do të flemë”.