TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
DJ Vicky, një prej më të njohurve në tregun muzikor shqiptar, është ndër më të preferuarit dhe më të ndjekurit në rrjetet sociale.
Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone” ku ka folur gjatë për eksperiencën e tij dhe punën në këtë profesion.
Teksa moderatorja e emisionit, Ester Bylyku e ka pyetur se kë mendon ai se nuk e meriton famën në Shqipëri, ai është përgjigjur me shaka: Unë.
Më pas ai sqaron se çdo Dj në vendin tonë është i mirë, por përmend që fakti se ai është ndër më të ndjekurit në Instagram, është vetëm për shkak të ndihmës që Flori Mumajesi i ka dhënë në këngët e tij.
“Kjo gjë është falë Florit, unë arrita në një moment që u bëra “Pop artist”, si artist sesa si Dj, duke marrë pjesë në Nallane, 1 Nallane 2, Nallane 3, Shangai, Karma që kanë miliona klikime. AtY- aty janë të gjithë s’ka ndonjë më të famshëm se tjerët.”– është shprehur Dj Vicky.
(Dëgjoni në minutën 16:00)