LIFESTYLE, 12 Dhjetor 2019, 11:32

“Thuaje sonte çfarë ke me Kiara Titon ose hesht përgjithmonë”, ja si përgjigjet Butrint Imeri

“Thuaje sonte çfarë ke me Kiara Titon ose hesht


Këngëtari i njohur Butrint Imeri dhe moderatorja Kiara Tito janë komentuar shpesh në median rozë për një lidhje dashurie mes tyre.

Ndonëse ata janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit, mirëpo asnjëherë nuk i konfirmuan lajmet e lidhjes.

Në intervista të ndryshme, ata preferuan të mos flisnin për njëri-tjetrin ose vazhdonin të quheshin thjesht miq.

Mbrëmjen e djeshme Butrinti i është përgjigjur me video pyetjeve të ndjekësve të një mini-interviste në Instastory.

Por gjatë kësaj mini interviste, sigurisht s’kishte si të mungonin pyetjet në lidhje me Kiarën.

“Thuaje sonte çfarë ke me Kiara Titon ose hesht përgjithmonë”- i shkruan një ndjekës, të cilit Butrinti ka vendosur t’i përgjigjet:

“Kiara Titon e kam shoqen më të mirë nga Tirana”, ka treguar këngëtari.