TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të gjithë e dinë betejën që ishte mes Taylor Swift dhe Kanye West për artistin më të mirë, kjo betejë ka përfunduar, pasi Swift është shpallur një nga një këngëtaret më të paguara.
Këngëtarja fiton 185 milion dollarë falë një marrëveshje të re që ka bërë, duke qenë e para në listën e Forbes të Muzikantëve me fitim më të lartë për here të dytë në pesë vjet.
Këngëtari i njohur West nuk ishte shumë larg saj ai paguhet me 150 milionë, falë shitjeve të atleteve Yeezy.
“Unë jam një djalë produkti në thelbin tim. Bëj produkte që njerëzit të ndjejnë një gëzim të jashtëzakonshëm dhe të zgjidhin çështje e probleme në jetën e tyre, kjo është zgjidhja që unë dua të bëj”, është shprehur West.
I treti në listë ishte këngëtari dhe kantautori Ed Sheeran me 110 milionë dollarë.
Në vendin e katër grupi rok në Kalifoni “The Eagles” me 100 milionë dollarë, në vendin e pestë është Elton John, i cili mblodhi 84 milion dollarë në 2019.
Jay-Z dhe Beyonce janë të renditur në vendin e gjashtë me 81 milionë dollarë pjesë.
Për të përcaktuar renditjen, “Forbesn” i llogarit të ardhurat nga turnet muzikore, muzika dhe sipërmarrjet e biznesit.