LIFESTYLE, 12 Dhjetor 2019, 12:45

FOTOT/ Vajza e Dritan Hoxhës: Jam shtresë e mesme, por mund të harxhoj para pa u menduar gjatë


Vajza e Dritan Hoxhës, Lori, shquhet për jetën e saj luksoze, të cilën më së shumti e kalon në kryeqytetet europiane apo edhe në ishujt ekzotikë.

Luks që ajo e shfaq çdo ditë në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo është pyetur nga një ndjekëse e vet, sa e pasur është.

Dhe Lori Hoxha iu përgjigj kështu:

“Shtresë e mesme! Mund të përballoj shumicën e nevojave të mia dhe njëherë në kaq kohë, mund të shpenzoj pa menduar gjatë në diçka të mirë!”