TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatorja Einxhel Shkira ka publikuar disa foto në Instastory, ku me anë të disa shprehjeve jep disa mesazhe.
Prezantuesja e emisionit sportiv shkruan se njerëzit dashurohen lehtësisht me të, pasi i përket shenjës së shigjetarit në horoskop dhe sipas saj, sado që e tallin në rrugën drejt famës, Einxheli gjithmonë e kalon me të qeshura.
“Ata i bëjnë miqtë lehtë dhe shpesh pa dashje i bëjnë njerëzit të dashurohen me ta. Sado që sulmohen tallen, shahen në rrugën drejt famës, ata e kalojnë gjithçka me një postim dhe shumë të qeshura, a thua se shigjetat nuk drejt tyre,”– shkruan ajo në dy postime.
Duke qenë se sulmet mediatikisht apo edhe fizikisht, Einxheli i ka patur me modelen Kejvina Kthella, na lë të kuptojmë që edhe këto mesazhe shkojnë për modelen. Vetë Kejvina u shpreh një ditë më parë se miqësitë nuk i ecin me vajzat dhe se as vetë nuk e kupton pse njerëzit zihen me të.
Sherri mes femrave ndodhi mesnatën e para disa javëve. Kejvina shkoi bashkë me Oriola Marashin (që e ka dhe kushërirë), për t’u sqaruar me Einxhelin, pas një zënke me kunja që kishin patur më parë. Debati u raportua në media se kishte agravuar në dhunë fizike dhe se shkaku për sherrin ishte bërë një djalë.