TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Albano Bogdo, aktori i humorit ka bërë sërish ndryshime në pamjen e tij të jashtme. Pas heqjes të shumë kilogramëve, aktori ka vendosur të guxojë këtë herë, duke prerë flokët.
Kaçurelat e tij, me të cilat identifikohej ka vendosur t’i presë dhe të bëjë një model flokësh shkurt, që në fakt ka ngjallur shumë reagime në rrjet.
Edhe mjekrën aktori e ka hequr dhe ka lënë vetëm mustaqe. Duket ndryshe me këtë pamje të re, por edhe njërën nga vetullat e tij ai e ka qethur në një pjesë.
Albano Bogdo është pjesë e show “Klanfornia” dhe është një nga aktorët që pëlqehet më shumë.
