TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Kavajës informon se një aksident automobilistik me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Qerret.
Sipas policisë, një shofer 40-vjeçar ka përplasur për vdekje një këmbësor 65-vjeçar.
Njoftimi i policisë:
Në rrugën dytësore, në Qerret, mjeti me drejtues S. Xh., 40 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L. V., 65 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Kavajë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.