TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Kukësit ka vendosur këtë të enjte të dënojë me gjashtë vite burg këngëtaren Fjolla Morina.
Në një kohë që ajo është shpallur në kërkim, mbi Fjolla Morinën tashmë rëndon vendimi i dënimit për ‘trafikim të armëve dhe municioneve’.
Këngëtarja e njohur nga Kosova e ka thyer arrestin e shtëpisë të vendosur nga Gjykata e Kukësit dhe në rrjetet sociale ajo dhe partneri i saj kanë publikuar foto nga Dubai dhe Maldivet.
Fjolla Morina dhe partneri i saj Fisnik Syla u arrestuan më 19 shtator 2020 në pikën kufitare të Morinës, pasi u kapën me dy armë me vete.
Sjellim në vëmendje që këngëtarja po udhëtonte me një makinë tip “Audi Q7” ndërsa iu gjet një armë në çantë dhe një në bagazh.
Në çantën e saj u gjetën dy pistoleta dhe 23 fishekë, teksa ajo më pas deklaroi se ishte shtatzënë, por që rezultoi se kishte gënjyer.
Para se të arratisej Fjolla Morina pranoi në gjykatë akuzën për “Trafik të armëve dhe municioneve”.
Gjatë seancës, ajo kërkoi që të gjykohet me gjykim të shkurtuar, me qëllim që në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, të përfitojë 1/3 e uljes së dënimit.