AKTUALITET, 25 Mars 2021, 10:01

Dyshohet se përdhunoi një vajzë të mitur, arrestohet 30-vjeçari

Dyshohet se përdhunoi një vajzë të mitur, arrestohet

Një 30-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se dyshohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur.

I arrestuari është identifikuar si T.D dhe është dërguar në qelitë e komisariatit nr.1 në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit T. D., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.