AKTUALITET, 21 Dhjetor 2019, 13:38

Vendosi flamurin kuq e zi, policia ndalon të riun shqiptar në Tiranë

Vendosi flamurin kuq e zi, policia ndalon të riun shqiptar në


Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar me ashpërsi të madhe, aktin e Policisë sot, e cila ka ndaluar të riun Vilson Kulemani, që guxoi të shpalosë flamurin shqiptar mbi shtatoren e Ismailt Qemalit, në shenjë proteste ndaj takimit për Mini-Shengenin ballkanik që po mbahet në hotel Rogner në Tiranë, përballë kësaj shtatoreje.

Berisha, i cili ka publikuar pamjet,  shkroi në Fb këto radhë: “Edvin Kristaq Zografi, Esat Toptani i ri,  i ndryrë me padronin e tij - serbomadhin Vuçiç në hotel “Rogner”, ndalon të riun trim Vilson Kulemani, sepse vendosi flamurin kombëtar te shtatorja e babait të Pavarësisë, Ismail Qemalit. Turp!”

[video width="426" height="752" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/12/Ikc1ZicV6Cek1eAxzyGh_21_f3a3fa58b591fda10f86888c0e3cbc8a_video_240p_converted.mp4"][/video]