AKTUALITET, 21 Dhjetor 2019, 11:51

“Për shqiptarët dielli lind në Perëndim”, eskorta e Vuçiç dhe Ramës pritet me protesta në Tiranë


Me thirrjet “Turp turp”  është pritur eskorta e kryeministrit Edi Rama dhe pas saj ajo e presidentit serb Vuçiç, e kryeministrit Zoran Zaev dhe e presidentit të Malit të Zi Milo Djukanoviç kur po i afrohej hotelit në Tiranë ku është planifikuar të mbahet sesioni I liderëve.

Nisma “Për shqiptarët dielli lind në Perëndim” po protestojnë përpara hotelit ku do të mbahet sesioni plenar i liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Në samit janë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti i Malizt të Zi Milo Djukanovic.