TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Martin Skendaj, punonjësi i Policisë së Burgut, që vrau dy persona mesditën e së enjtes, ka pranuar autorësinë e ngjarjes. Pas vrasjes së Manol Rapaj dhe Elis Kapaj, 22-vjeçari është marrë në pyetje për orë të tëra nga oficerët e Policisë Gjyqësore në Fier.
Sipas burimeve, i riu Martin Skendaj ka pranuar për hetuesit se krimin e ka kryer ai, ndërsa ka dashur të jepte detaje edhe për arsyen se pse u detyrua që të qëllojë në drejtim të tyre.
“Më dhunoi fqinji pse i kërkova të heq dorë nga kërkesa që kisha për time motër. U bë sherr në fshat, njoftova edhe Policinë para tri ditësh.
Ditën e krimit në mëngjes, nisi përsëri sherri, ai kishte marrë edhe kushëririn e tij aty, u bënë dy bashkë dhe më qëlluan. Erdha në spital të marr mjekim, ata i gjeta prapë aty.
U përleshëm, por ishin dy dhe nuk munda t’i neutralizoj, prandaj qëllova, pasi u kisha bërë thirrje disa herë të tërhiqeshin”, është shprehur autori i dyshuar për vrasjen e dy të rinjve.
Sapo ka kryer krimin, autori ka marrë në telefon Policinë dhe u ka thënë për ngjarjen, duke u treguar se ishte larguar nga vendi i krimit nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme nga të afërm të të rinjve.
Ai ka takuar uniformat blu rreth 500 larg Poliklinikës së Patosit, duke iu drejtuar Komisariatit të Policisë.
Ndërkohë, mësohet po ashtu se Skendaj kishte kërkuar zgjidhje nga Policia e Fierit për shqetësimin që i krijonte Rapaj, por Policia nuk ka ndaluar asnjë prej të rinjve.