TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nje person eshte vene ne pranga dhe dy te tjere jane shpallur ne kerkim, te dyshuar si autore te 8 grabitjeve ne banesa dhe biznese te ndryshme ne qytetin e Korçes.
Policia ka finalizuar operacioni policor, te koduar “Mekanizmi”, pas një hetimi 1 mujor, për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve të ndodhura muajin e fundit në qytetin e Korçës.
“Nga veprimet hetimore të kryera, kqyrja e pamjeve filmike dhe provat e grumbulluara, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të nje seri grabitjesh”- njofton policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet, që dyshohet se është përdorur nga shtetasit e mësipërm për kryerjen e veprës penale.
NJOFTIMI
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas një hetimi 1 mujor të zhvilluar për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve në banesa dhe biznese të ndodhura muajin e fundit në qytetin e Korçës ku autorët përdornin të njëjtin mekanizëm, duke vjedhur sasi lekësh, sende apo pajisje elektroshtëpiake, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Mekanizmi”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Z., 23 vjeç, si edhe u shpallën në kërkim shtetasit B.Q., 28 vjeç dhe I.G., 25 vjeç, banues në Korçë.
Nga veprimet hetimore të kryera, kqyrja e pamjeve filmike dhe provat e grumbulluara, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të ngjarjeve të mëposhtme:
Më datë 06.12.2019, në banesën e shtetasit Ll.T., në lagjen nr.14, kanë marrë 1 orë dore.
Më datë 11.12.2019, në dyqanin ushqimor të shtetasit R.E., në lagjen nr.4, kanë vjedhur një sasi lekësh dhe 24 steka cigaresh.
Më datë 14.12.2019, në pastiçerinë e shtetasit S.T., në lagjen nr.15, kanë marrë një sasi lekësh.
Më datë 15.12.2019, në lokalin e shtetasit A.D., në lagjen nr.4, kanë marrë një sasi lekësh.
Më datë 15.12.2019, në lokalin e shtetasit N.C., në lagjen nr.15, kanë vjedhur një televizor dhe pije freskuese.
Më datë 18.12.2019, në dyqanin e shtetasit V.T., në lagjen nr.14, kanë vjedhur një sasi lekësh, eurosh dhe 5 steka cigare.
Më datë 19.12.2019, në banesën e shtetases M.K., në lagjen nr.14, kanë vjedhur një televizor dhe pajisje të tjera elektroshtëpiake.
Më datë 19.12.2019, në lokalin e shtetasit E.S., në lagjen nr.7, kanë vjedhur një televizor plazma dhe një sasi lekësh.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet, që dyshohet se është përdorur nga shtetasit e mësipërm për kryerjen e veprës penale.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprën “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë”.