TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fati i Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm do të vendoset sot nga një trupë prej tre gjyqtarësh. Ajo përbehet nga Flora Hajredinaj, Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka.
Flora Hajredinaj është kryesuesja e trupës së gjyqtarëve, e cila ka në shqyrtim dhe dosjen ndaj Klement Balilit. Ndërkohë që kjo gjyqtare ka shqyrtuar dhe çështjen e ngritur ndaj Dritan Zaganit, për të cilin ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë”.
Irena Gjoka është gjyqtarja tjetër e treshes që po shqyrton rastin Tahiri. Ajo është e njohur në karrierën e saj për dënimin e përjetshëm të dhëne për Dritan Dajtin, autori i vrasjes së 4 policëve në vitin 2009.
Ardit Mustafaj është pjesë e trupës që gjyqtarëve që po vendos për fatin e Saimir Tahirit. Mustafaj është pjesë dhe trupës që po shqyrton çështjen ndaj Klement Balilit.
Ai ka marrë pjesë në vendimmarrjen, ku iu dha liria Arben Frrokut, i cili akuzohej për vrasjen e komisar Dritan Lamaj. Ndaj Ardit Mustafaj ka patur dhe një rast të kërcënimit me jetë, nëpërmjet një letre që iu hodh në banesën e tij në vitin 2012.