TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Karabinierët e Stacionit Gualdo Cattaneo, në bashkëpunim me ata të Stacionit Foligno, arritën të arrestojnë një shqiptar, i njohur në zonë për trafik droge.
Policia italiane i gjeti shqiptarit kokainë dhe 100 euro të gatshme. Këto para dyshohet se shqiptari i ka përfituar për shkak të aktivitetit të tij kriminal, shkruajnë mediat italiane.
Forcat policore italiane kanë mundur të ndalojnë shqiptarkin, në kohën që ai po i jepte drogë një personi të varur nga lëndët narkotike. Hetimet kanë zbuluar se i dyshuari ishte përgjegjës edhe për së paku katër raste të tjera të trafikut të drogës.
I riu shqiptar u paraqit sot në mëngjes në gjykatë, ku pritet të gjykohet për disa raste trafiku të lëndëve narkotike.