TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se kryeministri Edi Rama duhet të ishte sot në burg.
Gjithashtu deputeti i PD-së theksoi faktin se qëllimi kryesor i opozitës është që të fitohet beteja për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
“Çfarë synon opozita? Opozita kërkon një gjë shumë të thjeshtë, zgjedhje të lira. Kërkon kushte demokratike.
Po e shikojmë se si pasurohet Rama dhe disa oligarkë. Si t’ia bëjmë? Se në fund të fundit ai thotë se unë jam zgjedhur dhe ata do të synojnë karrigen time. Unë mendoj se nëse ka dhunë, unë mendoje se demokracia ka dështuar. Ka dështuar se nuk ka asnjë ndikim.
Unë dyshoj edhe sikur Rama të mos jetë kryeministër unë them se prapë nuk do të kemi zgjedhje të lira. Unë mendoj që është e domosdoshme, që Edi Rama duhet të jetë nën hetim për atë që ka bërë.
Minimalisht duhet të ishte në hetim, por kjo më duket absurde dhe e pamundur. Sa më shumë të vonohemi aq më shumë të vështirë do ta kemi për ta rrëzuar Edi Ramën,”- tha Agron Shehaj.