AKTUALITET, 14 Shkurt 2019, 22:35

Shehi: Nëse populli del në rrugë, edhe diplomatët gjuhën e drunjtë do ta bëjnë më elastike

Shehi: Nëse populli del në rrugë, edhe diplomatët

Deputeti Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se opozita me nisjen e protestave, ka si objektiv largimin e kryeministrit Rama dhe se kjo mund të arrihet vetëm më pjesëmarrjen masive të qytetarëve.

Shehi u shpreh se edhe diplomatët që kanë gjuhë të drunjtë, kur të shohin masivitetin e protestës, do të bëhen më elastikë.

“Diplomatët që kanë këtë gjuhën e drunjtë, do ta bëjnë pak më elastike. Diplomatët në Venezuelë u bënë direkt me opozitën. Përse? Sepse numrat i kishte opozita në shesh. Cdo gjë do të varet nga pjesëmarrja. Qytetarët të vijnë dhe mos tremben nga retorika.

Dita e shtunë është fillimi i një beteje që do të jetë e gjatë.

Rrugë tjetër nuk na kanë lënë. Beteja opozitare do të jetë 360 gradë, në negociata me diplomatët, në prezencë mediatike, në prezencë në institucione kur të jetë e nevojshme.

Nuk ka asnjë element subversiv, gjërat janë të hapura në tavolinë. Janë zaptuar të gjithë institucionet, na ka mbetur vetëm rruga dhe do ti shkojmë deri në fund kësaj. Ne kemi në shpirt paqen dhe ftojmë të gjithë qytetarët të dalin në protestë. Forca jonë janë numrat. Në fund plani ynë është largimi i Edi Ramës, nuk ka asnjë plan tjetër”, u shpreh Shehi

VIDEO:

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/372305523589760/

/TPZ.AL/