TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtori gjerman i Tirana International Airport, Costandin Con Alvensleben, është kërcënuar pasi një i ri e ka qëlluar me gurë ndërsa po lëvizte me makinë.
Ngjarja ka ndodhur dje në mëngjes në rrugën ”Dritan Hoxha” në Tiranë, pasi Alvensleben ishte në makinë me shoferin e tij.
Costandin Con Alvensleben ka kryer dje kallëzimin dhe nga kamerat e sigurisë ka dalë që agresori ishte një i ri me kapuç në kokë dhe me bluzë sportive.
Policia po punon për të identifikuar dhe kapuar autorin. Costandin Con Alvensleben prej një viti është drejtor i përgjithshëm i TIA, kur zëvendësoi Rolf Castro pas grabitjes së 9 prillit të 2019. Ai po ashtu është edhe kryetari i ri i Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri