AKTUALITET, 8 Maj 2020, 18:06

Automjeti përplas 17-vjeçarin me biçikletë. Detajet e para për ngjarjen

Automjeti përplas 17-vjeçarin me biçikletë. Detajet e

Një 17-vjeçar është aksidentuar pasditen e sotme në rrugën “Don Bosco”, në Tiranë.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi kur adoleshenti që ecte me një biçikletë është goditur nga një automjet.

Deklarata:

Më datë 08.05.2020, rreth orës 17:20, në rrugën “Don Bosco”, një mjet me drejtues shtetasin H.M., ka aksidentuar biçiklistin A.M., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.