TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lajmi i grabitjes së 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, ka bërë jehonë edhe në mediat greke. Gazeta e madhe, "Proto Thema" , madje jep edhe emrin e grabitësit të vrarë. Sipas saj, ai është Admir Murataj, i arratisur nga burgu i Trikallës në vitin 2013.
Deri tani, policia shqiptare nuk e ka konfirmuar emrin e grabitësit të vrarë dhe ka qenë mjaft e rezervuar për të dhënë informacion për mediat vendase, por gazeta greke ka dhënë versionin e saj.
Nga grabitja e ndodhur sot në Rinas, ku katër persona të maskuar dhe me uniformë ushtarake sulmuan një autoblind në të cilin transportoheshin para, janë marrë rreth 10 milion euro.
Burime bëjnë me dije se deri më tani janë shoqëruar dhe po merren në pyetje nga Policia rreth 40 persona si dhe ka lëshuar 4 urdhër arreste.
Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet fugon. Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes.
Ndërkohë mësohet se trupi i grabitësit të vrarë gjatë aksionit të Policisë është nisur drejt morgut.