AKTUALITET, 9 Prill 2019, 23:22

Grabitja e 10 milionë eurove në Rinas, zbulohet shkelja flagrante e ligjit

Grabitja e 10 milionë eurove në Rinas, zbulohet shkelja flagrante e

Grabitja e realizuar sot në aeroportin e Rinasit ka zbuluar shkeljen flagrante të ligjit për masat shtesë të policisë gjatë transportimit të parave.

Pas grabitjes së 30 qershorit 2016, u miratua ligji “Për Masat Shtesë të Sigurisë dhe Disa Udhëzime”.

Në ligj parashikohej që asnjë levizje monetare drejt Rinasit të mos bëhet pa njoftuar policinë, dhe ndërkohë në thasët e lekëve të kishte GPS dhe bojë që bënte të pavlefshme kartmonedhat në rast vjedhje. Ndërkohë në raste me shuma të medha, parashikohej shoqërimi me polici.

Atëherë u kerkua prishjen e kontratës koncesionare me kompaninë që ruan Rinasin, se nuk kishin asnjë kusht sigurie. Në atë kohë u kryen edhe testime të sigurisë dhe dolën me raport që Rinasi nuk plotëson kushtet e sigurisë.

Ndërkohë policia po verifikon shenjat e gishtave të grabitësit të vrarë për të bërë të mundur identifikimin e tij. Po kontrollohen të gjithë databaset që mbajnë të dhënat e personave me precedentë. Pasi kështu mund të bëhet identifikimi.

Me ane të kompanisë ‘ Aleat’ që nxjerr mjetet e identifikimit nuk mundet të bëhet identifikimi pasi shenjat e gishtave në këtë sistem kanë 5 elemente jo 8 aq sa është minimumi për identifikimin e personave.