BOTA, 14 Dhjetor 2020, 20:36

Vendi me më shumë viktima në Europë/ Italia nxjerr bilancin e COVID-19, ulje e lehtë e rasteve


Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 12030 raste të reja me COVID-19,  nga 17938 raste ditën e djeshme.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 491 persona.

Me raportimin e fundit, Italia ka kaluar shifrën 65 mijë viktima duke u bërë kështu vendi europian me më shumë të vdekur që nga fillimi i pandemisë.