BOTA, 24 Nëntor 2020, 19:02

Italia iu kthehet shifrave të frikshme të Covid-it, 853 viktima në 24 orë

Italia iu kthehet shifrave të frikshme të Covid-it, 853 viktima

Në 24 orët e fundit, Italia ka konfirmuar 23 mijë e 232 raste ditore me Coronavirus. Gjatë kësaj kohe, 853  persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi. Në total, numri i të infektuarve ka shkuar në 1 milionë e 455 mijë e 22 persona.

Po ashtu, brenda ditës, si pasojë e Covid-19,  853 persona humbën jetën, ndërsa totali i rasteve fatale shkon në 51 mijë e 306 persona.

Autoritetet e mjekësore në këtë vend njoftuan gjithashtu se brenda ditës, u shëruan nga Coronavirusi 20,837 qytetarë. Kurse, numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 605.330.

Numri i të infektuarve me këtë virus në gjithë botën raportohet të ketë shkuar në rreth 60 milionë.

Sipas faqes së statistikave worldometers.info, deri tanë 1 milionë e 407 mijë e 931 persona kanë gjetur vdekjen nga ky virus, ndërsa 41 milionë e 356 mijë e 82 persona janë shëruar.