TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tërmet me magnitude 4.7 ballë ka goditur sot Turqinë. Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave në këtë vend bën me dije se epiqendër e tërmetit ishte qyteti lindor i Turqisë, Malatya.
Në faqen zyrtare të AFAD thuhet se lëkundjet janë regjistruar rreth orës 11:27 (sipas orës lokale), ndërsa thellësia ka qenë 6,94 kilometra.
Guvernatori i qytetit Malatya, Aydın Baruş, për AA njoftoi se nuk kanë marrë ndonjë lajm negativ lidhur me tërmetin. Deri më tani nuk ka raportime për viktima. Kujtojmë që qindra persona humbën jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë afro një muaj më parë