TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një politikan me emrin Adolf Hitler, ka fituar një garë elektorale, në shtetin e Namibisë. Adolf Hitler Uunona u zgjodh me 85% të votave, në ish koloninë e Gjermanisë.
Hitler, i tha Bild, se "nuk ka asnjë lidhje me ideologjinë naziste".
Ai ka shpjeguar se emrin ja ka vendosur babai, i cili me siguri nuk e kishte fare idenë se çfarë ideologjie përqafonte Hitleri.
"Babai ma vuri emrin prej atij njeriu. Me siguri ai nuk e kuptonte se çfarë ishte Adolf Hitleri. Kur isha fëmijë më dukej një emër shumë normal. Gjatë adoleshencës, kuptova se ky njeri donte të pushtonte botën", thotë ai. /TPZ.al/