AKTUALITET, 17 Shtator 2019, 17:34

Vendi bosh në Kushtetuese, Kuvendi publikon listën e gjashtë kandidatëve që kërkojnë ta zëvendësojnë

Vendi bosh në Kushtetuese, Kuvendi publikon listën e gjashtë

Kuvendi i Shqipërisë ka bërë sot publik emrat e 6 kandidatët të cilët kanë aplikuar për vendin bosh në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas një njoftimi, bëhet me dije se kandidatët aplikojnë për vendin e lënë bosh nga gjyqtari Fatos Lulo, i cili është larguar pas mbarimit të mandatit.

NJOFTIMI I PLOTË

Pas rishpalljes nga Kuvendi i Shqipërisë, në datën 21.8.2019, të hapjes së procedurave të aplikimit për vendin vakant për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e “vakancës së parakohshme” të krijuar për shkak të mbarimit para afatit ligjor të mandatit të z.Fatos Lulo, kanë paraqitur kërkesën për shprehje interesi, si dhe dokumentacionin përkatës, kandidatët:

Ardita Buna Alsula

Ded Kasneci

Klodian Rado

Regleta Panajoti

Shaqir Hasanaj

Vjosa Bodo Mujo