AKTUALITET, 10 Gusht 2020, 13:58

“Vëllai më goditi i pari, unë vrāva nënën”, Olsi Çekiçi nuk pendohet në gjykatë

“Vëllai më goditi i pari, unë vrāva


Gjykata e Shkallës së Parë në Pogradec dha sot masën e sigurisë, “arrest me burg” për 44 vjeçarin Olsi Çekiçi i njohur ndryshe si “Lorja”.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak edhe të masave ndaj COVID-19.

Pas kësaj ngjarje makabre, Olsi Çekiçi është braktisur nga familjarët dhe të afërmit e tij, edhe gjatë seancës së sotme në sallë nuk ka patur familjarë të Olsi Cekicit, avokati mbrojtës i tij është Sokol Mihali, prokuror Gjergj Ceka ndërsa gjyqtare Luljeta Kolonja.

44 vjeçari ishte i qetë dhe nuk ka shprehur pendesë.

Ai ka dhënë para gjykatës të njëjtat deklarime që dha edhe gjatë marrjes në pyetje nga policia pas arrestimit.

Ai ka shpjeguar dinamikën e ngjarjes duke pohuar autorësinë e vrāsjes së nënës dhe plāgosjes me mjete te forta të të vëllait, i cili kishte ndërhyrë për të shpëtuar të ëmën, në momentin që 44 vjeçari po i priste kokën.

“Vëllai më goditi i pari, unë vrāva nënën”, mësohet të ketë thënë në gjyq.

Gjatë deklarimeve të tij të mëparshme ai nuk ka shprehur pendesë duke thënë se kjo gjë “një ditë do të ndodhte”.

E gjithë ngjarja ndodhi pas një konflikti babë-bijë për një aparat celular, sipas të afërmve të Olsi Cekicit, 44 vjeçari ka dashur të vrāsë vajzën e tij por ka ndërhyrë nëna e cila ka mbetur e vdekur në vend.

Në tentativë për ta shpëtuar ka ndërhyrë edhe vëllai i Cekicit por pavarësisht kësaj ai nuk ka mundur të shpëtojë nënën e tij duke përfunduar i lënduar edhe vetë në pjesë të ndryshme të kokës dhe trupit.

Pas gjithë kësaj 44 vjeçari preu kokën e nënës së tij dhe ja vari në portën e shtëpisë.

Kanë qenë shërbimet e policisë të cilët gjetën në vendin e ngjarjes Olsi Cekicin së bashku me mjetin prerës (drapër).

Mësohet se gjatë arrestimit ai nuk ka bërë rezistencë ndërsa fjalët e tij pas krīmit sipas policisë ishin “gjaku është me magji”.

Olsi Cekici vuan nga probleme të shëndetit mendor e gjithashtu është përdorues i lëndëve narkotike.

Është një person me precedentë të mëparshëm penal, i cili ka qenë i burgosur në Itali për drōgë dhe më pas ka vuajtur dënimin në burgun e Zaharisë.