AKTUALITET, 10 Gusht 2020, 11:39

I dënuar me “arrest shtëpie”, kapet duke bërë xhiro me makinë 27-vjeçari

I dënuar me “arrest shtëpie”, kapet duke bërë


Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.

Policia duke zbardhur detaje nga arrestimet e fundit bën me dije se një nga të arrestuarit kishte thyer masën e sigurisë, “Arrest në shtëpi”.

Shtetasi Xh. Sh., 27 vjeç, që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” u kap nga policia tek sheshi “Shqiponja”, duke qarkulluar me automjetin e tij.

Një tjetër është prangosur për dhūnë ndaj gruas dhe një 19 vjeçar për drejtim të motorit pa lejen përkatëse.

Njoftimi i policisë:

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. Sh., 27 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë tek sheshi “Shqiponja”, duke qarkulluar me automjetin e tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. G., 37 vjeç, sepse në rrugën “Preng Bib Doda”, në banesë, ka ushtruar dhūnë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. H., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motorin pa leje përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.