TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Veronika Ramadani është gruaja 67-vjeçare e cila u gjet e vdēkur brenda banesës së saj këtë të hënë në zonën e Laprakës.
Prej orës mbahet i shoqëruar në Polici djali i saj, me të cilin jetonte, i cili mësohet se ka probleme të shëndetit mendor.
Fqinjët kanë treguar se 45-vjeçari ishte shumë i dhūnshëm me nënën e tij dhe çështja e tyre ka shkuar më shumë se katër herë në Polici.
Vīktima kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor kohet e fundit, kishte halucinacione.
Kanë qenë fqinjët e saj që kanë treguar se ajo shpesh në mes të natës trokiste në dyert e tyre e kërkonte ndihmë, pasi shikonte persona që përpiqeshin ta grabisnin.
/Balkan Web