AKTUALITET, 10 Gusht 2020, 13:18

Ish-bashkëshortja e Olsi Çekiçit kthehet nga Italia, i drejtohet Gjykatës për kujdestarinë e vajzës

Ish-bashkëshortja e Olsi Çekiçit kthehet nga Italia, i


Ish-bashkëshortja e Olsi Çekiçit, i cili māsakroi nënën e tij pak ditë më parë në fshatin Buçimas, ka mbërritur sot në Shqipëri.

Abc News raporton se ajo ka udhëtuar nga Italia dhe do t’i drejtohet Gjykatës, ku pritet të kërkojë kujdestarinë e vajzës 15-vjeçare.

Mësohet se nëna e 15-vjeçares fliste shpesh me të bijën, por nuk e ka takuar prej vitesh pasi kërcënohej nga Çekiçi.

Kujtojmë që ditën e sotme, Gjykata e Pogradecit vendosi “Arrest me burg” për këtë të fundit nën akuzën e ngjarjes së rëndë, që ndodhi pasditen e 6 gushtit në fshatin Buçimas të Pogradecit.

Shkak për krīmin u bë një mesazh që Olsi Celiku lexoi në telefonin e vajzës së tij, 15 vjeçe.

44 vjeçari kishte tentuar të vrāsë vajzën, por 15 vjeçarja arriti të shpëtojë falë ndërhyrjes së gjyshes.

Firedes Çekiçi 70 vjeç u māsakrua për vdekje nga djali i saj. I plāgosur mbeti edhe vëllai i Olsit, i cili tentoi të shpëtonte nënën e tij.