SPORT, 4 Dhjetor 2017, 12:09

Reali ofron një superlojtar dhe para për Paulo Dybala

Real Madrid e dëshiron me çdo kusht sulmuesin argjentinas të Juventusit, Paulo Dybala.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane e ka kuptuar që skuadra ka nevojë për një sulmues të ri dhe dëshira kryesore e tij është Paulo Dybala. Transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë sepse 'zonja e  vjetër'  nuk dëshiron largimin e tij. Rreali për të bërë më të lehtë prurjen e Dybalas është gati që si pjesë të marrëveshjes përveç parave të përfshijë edhe shërbimet e mesfushorit gjerman Toni Kroos, shkruan Rai Sport. Juventus për të ndalur largimin e argjentinasit në anën tjetër ka nisur bisedimet për kontratë të re, e cila do të përmirësonte edhe kushtet e saj.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/reali-ofron-nje-superlojtar-dhe-para-per-dybala-469913/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright